Hoteli ka 28 dhoma: matrimoniale, dyshe, treshe të paisura me TV, internet wireless, kondicioner, minibar.
Nga ballkonet e dhomave mund të shijoni panoramën e mrekullueshme të Jonit. Ofrojmë shërbim dhome.
Në restorantin e hotelit do të shijoni një mengjes të pasur me produkte të fresketa, drekën dhe darkën me specialitete të kuzhinës tradicionale mesdhetare si dhe specialitete të peshkut të freskët.
Menuja tradicionale mesdhetare pasurohet me picat e llojeve të ndryshme, Margarita, Kapriçoza, Katër Stinët, pica me fruta deti dhe picat specialitete të vetë restorantit.